Moggi: Icardi bën mirë të ndahet nga Wanda, nëse shkon te Juvja!

Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi ka dhënë një intervistë së fundmi për “tuttomercatoweb”, duke komentuar tratativat në merkato të Juventusit dhe Interit.

 

“Dybala nuk është problem, Juve mund ta mbajë si atë ashtu edhe Higuain. Sarri ka thënë se ka lojtarë të tepërt? Sigurisht që ka futbollist të shumë, por lista për Champions është një problem fals. Ata nuk janë futbollistë që mund të hapin probleme.

Sarri? Është një trajner i mirë, por rezultatet do të japin gjykimin e fundit. Ai ka një ekip të mbushur me kampion që mund ta zgjidhin ndeshjen me një lëvizje.

Icardi? Interi po e detyron Icardin të largohet ose do ta lërë në tribunë. Është më mirë të paguash 6 milionë euro për një kampion sesa ta l;argosh pasi Ikardi ka potencial kampioni. Juventusi mund të përfitojë nga kjo megjithëse bardhezinjtë nuk kanë shumë nevojë për Icardin. Loja fokusohet te Ronaldo dhe Ikardi nuk është nga ata që rikuperon topa. Icardi më mirë të ndahej nga bashkëshortja e tij sesa nga Interi pasi nëse vjen te Juventusi, ai do të jetë në Torino ndërsa gruaja në Milano.

Lukaku? Interi e ka tepruar me blerjen e  tij, pasi aq kushton një kampion, ndërsa Lukaku nuk është i tillë. Maksimumi mund të kushtonte 45 milionë euro”, deklaroi Moggi.