Mbrojtja e City-it në “gjumë”, Lucas përfiton dhe shënon (VIDEO)

Tottenham e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë ndaj Manchester City-it duke gjetur golin e barazimit 2-2 në minutën e 56-të. Erik Lamela kroson në zonë, atje ku Lucas Moura edhe pse nuk shquhet si një futbollist shtatlart, ka arritur që të shënojë më kokë.

Një vendosje e gabuar e mbrojtjes së “qytetarëve” që tashmë do të hidhen në sulm në kërkim të avantazhit. /Koha Jone/