“Magji” e Dybala-s, shikoni super golin që shënon në miqësore (VIDEO)

Juventus është duke luajtur një miqësore ndaj skuadrës së Triestinës në prag të fillimit të sezonit të ri në Seria A. Bardhezinjtë kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 38-të.

Paulo Dybala ka realizuar një gol spektakolar, duke ja kaluar topin me parabël mbi portierin kundërshtar. Edhe pse ka qenë në qendër të merkatos gjatë kësaj vere, argjentinasi vijon të bëjë gjëra magjike. /Koha Jone/