Liverpooli fiton edhe ndaj Southampton, shkëlqen Mane (VIDEO)

Liverpooli vijon me fitore ecurinë në Premier League, teksa në ndeshjen e dytë ka arritur që të triumfojë 2-1 në transfertën ndaj Southampton. Skuadra e Jurgen Klopp vuajti jo pak për të gjetur golin e avantazhit, teksa në minutat shtesë të pjesës së parë, Sadio Mane shpik një “predhë” në hyrje të zonës e cila përfundon në trekëndësh.

 

Të kuqtë administrojnë mjaft mirë lojën, madje gjejnë edhe golin e dytë. Në minutën e 71-të, Mane shërben në zonë për Firminhon, i cili me dy driblime ndaj kundërshtarëve arrin që të gjejë cepin e portës së mbrojtur nga Gunn.

Vendasit ndezën shpresat në minutën e 83-të, pas goli të shënuar nga Danny Ings, por koha do të ishte e pamjaftueshme për të përfituar shënuar një gol tjetër. Me këtë 3 pikësh, Liverpooli ngjitet përkohësisht në kuotën e 6 pikëve, aq sa Arsenali. /R.Lika-Koha Jone/