Kush e mban borxhin e Amerikës, Japonia apo Kina?

Japonia ka kaluar Kinën në muajin Qershor, duke u bërë zotëruesi më i madh në botë i borxhit amerikan.  Japonia, ekonomia e tretë më e madhe në botë, ka shtuar 21 miliardë dollarë tituj amerikanë të Thesarit që prej muajit Maj, duke e rritur zotërimin në nivelin më të lartë që prej Tetorit 2016, raporton scan.

Japonia mban tashmë 1.12 trilionë dollarë borxh amerikan, ndërsa Kina zotëron 1.11 trilionë dollarë, në rënie me 2 miliardë nga muaji Maj, sipas të dhënave të Departamentit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara.

Kina ka qenë një blerës më i ngadaltë i borxhi sovran amerikan dhe lojtarët e tregut kanë spekuluar se është një kundërpërgjigje ndaj luftës tregtare mes dy vendeve. Megjithatë, investitorë të tjerë thonë se nuk ka shenja që kjo po ndodh.

Mbretëria e Bashkuar është zotëruesi i tretë më i madh, me 342 miliardë dollarë,  nga 323 miliardë dollarë që mbante një muaj më parë.