Kukësi firmos me mbrojtësin e kombëtares së Nigerisë

Kukësi vijon lëvizjet e shumta në merkaton e verës. Skuadra verilindore ka afruar së fundmi edhe Erhun Obanor. Qendërmbrojtësi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare,  me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

 

Ish-kapiteni i Under-23 dhe futbollisti i përfaqësueses së Nigerisë do të vijojë aventurën me Kukësin, pas eksperiencave me skuadrën NK Rudes në Superligën kroate dhe Greuther Furth në Gjermani.