Konfirmohet dëmtimi i Suarez, ja sa gjatë pritet të mungojë

Barcelona e nisi La Liga-n me një humbje minimale 0-1 ndaj Athletic Bilbao. Por përveç humbjes se ndeshjes, katalanasit humbën edhe Luis Suarez, sulmuesin kryesor të tyre, i cili u largua nga fusha e lojës në minutën e 33-të pas një dëmtimi në pulpë.

 

Klubi konfirmoi dëmtimin e sulmuesitnë këmbën e djathë, por pa dhënë ndonjë detaj se kur mund të rikthehet. Mediat spanjolle shkruajnë se tashmë Barçës i duhet të presë të paktën 3 javë për të aktivizuar sërish uruguaianin.

Në ndeshjen e parë të La Liga-s, blaugranët zbritën në fushë pa yllin e skuadrës, Lionel Messi, por për argjentinasin dëmtimi duket se ka qenë i lehtë dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës.