Gazetarja ruse akuzon Katy Perry-n për ngacmim seksual

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, është akuzuar për ngacmim seksual nga një prezantuese televizive ruse. Tina Kandelaki, 43 vjeç, pretendon se këngëtarja e hitit “I Kissed A Girl” tentoi ta puthte atë me forcë.

 

Gazetarja ka thënë se pasi ka hasur në kundërshtinë e saj, këngëtarja është zhvendosur në një “viktimë” të re, siç ajo e ka quajtur.

“Isha e ftuar në një festë private, ku e pranishme ishte edhe Katy Perry, e cila ishte mjaft e dehur. Ajo po fantazonte dhe më pas më ngacmoi. Unë arrita të reagoj dhe jam e lumtur të them se e gjithë stërvitja ime e fitnesit nuk kishte qenë kot”, ka shkruar gazetarja, e cila ka thënë se në atë kohë nuk e kishte parë veten si viktimë.

Image result for Tina Kandelaki

Image result for Tina Kandelaki