Drejtimi i Shkodrës? Flasin qytetarët, PD proteston të hënën

Vendimi i Valdrin Pjetrit, për të mos marrë postin e kryetarit të bashkisë së Shkodrës, ka krijuar një situatë të vështirë politike në këtë qytet. Për qytetarët, kjo që ka ndodhur në Shkodër, nuk i shkon një qyteti që është i njohur për traditën muzikore dhe vlerat njerëzore.

Prefekti Çesk Millja, ka njoftuar se ditën e hënë në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” do të zhvillohet mbledhja për konstituimin e këshillit bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Ditën e hënë, përpara rektoratit te universitetit “Luigj Gurakuqi” ku do të zhvillohet mbledhja për konstituimin e këshillit të ri, Partia Demokratike e Shkodrës, ka paralajmëruar një protestë sipas tyre, për të mos lejuar kapjen e qytetit nga banda dhe krimi.