Dhunuesi i turistëve del nesër para gjykatës

51-vjeçari, Mihal Kokëdhima që dhunoi turistët spanjollë do të dalë nesër para Gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë. Mbi të rëndojnë 3 akuza, ajo e kanosjes, dëmtime të tjera me dashje dhe shkatërrim i pronës. Pavarësisht kësaj ngjarje të rëndë, turistët vazhdojnë pushimet. Një ditë më parë ata u takuan me ministrin e Turizmit Blendi Klosi, i cili u kërkoi ndjesë për incidentin që u kishte ndodhur.