662 kontrolle në 6 muaj, zgjidhje kontratash me 9 farmaci

Nga kontrollet e vazhdueshme të strukturave shëndetësore për të garantuar shërbim cilësor dhe zbatimin e skemës së sigurimeve shëndetësore, në 6 muajt e parë të 2019 janë kryer 662 kontrolle në farmaci. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë shifra në lidhje me kontrollet e ushtruara jo vetëm në farmaci por edhe në qendra shëndetësore e spitale publike.

Sipas saj, janë 12 kontrolle në depo farmaceutike, 512 kontrolle në qendra shëndetësore 116 kontrolle në spitalet publike. Në kuadër të shkeljeve të gjetura, janë zgjidhur 9 kontrata me farmacitë, 4,7 milion lekë dëm ekonomik për depot farmaceutike. Janë marrë po ashtu edhe 141 masa administrative në qendra shëndetësore dhe 130 masa organizative në spitale.

“Kontrolle të vazhdueshme të strukturave shëndetësore për të garantuar shërbim cilësor dhe zbatimin e skemës së sigurimeve shëndetësore, në funksion të shërbimit që meritojnë qytetarët. Shëndeti është e drejta jote”, -përfundon ministrja.