Ndarja nga jeta e Baxhakut/ Rama: E pabesueshme, një tjetër mik i kohëve të vjetra

”E pabesueshme por fatkeqësisht jeta është edhe kjo”, kështu e nis mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të Fatos Baxhakut, kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë, shkruan se akoma pa u zbutur dhimbja për Gjergj Xhuvanin, ”një tjetër mik i kohëve të vjetra, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë u nda nga jeta”.

Postimi i plotë

E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse…Lamtumirë Baxhak