Denoncimi i Berishës: Zonjat e PS rrinë më shumë në hamamet e sallat e masazhit te hoteli i Valdrinit se në zyrë

Valdrin Pjetri, i zgjedhuri më 30 qershor për të drejtuar Bashkinë e Shkodrës, i cili dha doreheqjen nje ditë më parë, perveç akuzave të PD e cila i nxori dokumentet italiane të dënimit të tij në Firence, gjithashtu është komentuar dhe për pasuritë e tij, mes tyre dhe një hotel luksoz në zonën rezidenciale të Farkës në Tiranë.

Për këtë të fundit ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha sot, i cili publikon mesazhin e nje qytetari i cili tregon se për çfarë përdorej ky hotel.

Postimi i plotë i Berishës

Hoteli nuk ishte i Valdrinit por i narkoqeverise! sb

Pershendetje dr nuk e di a je i informuar mire per Hotelin e Preveligje te Valdrin Pjetrit Ai hotel vertet nuk eshte i madhe ne dhoma te shumta e kopshte perrrethe por ne brendi ai eshte hotel spa me luksoze e Tiranes.

Disa qeveritare dhe deputet te PS veçanrisht zonja me shume rrine ne saunat dhe hamamet e sallat e masazhit te atij hoteli se ne zyrat e tyre.

Perveç kesaj ata Hotelin e perdornin edhe per darka orgji ne rrethe te ngushta .Per kete mjafton te merrni kamerat e sigurise perte konstatuar se ai hotel ishte me shume i qeverise se sa i Valdrinit.