Çikago, SHBA: Kush prish Memorialin turk te Liqeni ka 1 mijë dollarë!

Nuk ndalon reagimi kundër Memorialit turk ngritur nga bashkia e Tiranës te Liqeni. Nga frika e shembjes me forcë, natën, bashkia dhe policia e shtetit kanë vendosur roje 24 orë që të mos e rrëzojnë siç po kërkohet nga shoqeria shqiptare.

Arian Asimi, drejtuesi i medias shqip, Tv Nova Media, që transmeton nga Çikago për gjithë shqiptarët në SHBA dhe gjithë diasporën në botë ka reaguar mjaftë ashpër, për çështjen e memorialit të vendosur në Tiranë në përkujtim të 251 të rënëve, në mbrojtje të pushtetit të Erdogan në 15 korrik të vitit 2016 gjatë një grushti shteti të dështuar.

Asimi në një interviste me Ilir Borëvën në ‘Nova Media’ ka premtuar 1000 dollarë shpërblim, për këdo shqiptarë që prish memorialin turk të vendosur në mënyrë ‘sekrete’  me lejen e Rama&Veliajt te Liqeni Artificial, në kryeqytetin shqiptarë.

‘Unë  bëj thirrje me sinqeritet;  kushdo shqiptarë që vete e prish atë memorial e ta hedhin poshtë atë qelbësirë që ka bërë Turqia në Shqipëri, do të marrë nga unë 1000 dollarë…Ne jemi të varfër, por nuk jemi njerëz të mbaruar, kemi karakter, kemi dinjitet, nuk na duhet. Turku është në Azi ne jemi në Europë’, ka deklaruar i revoltuar drejtuesi i ‘Nova Media’.