Aksident në aksin Milot – Mamurras, humb jetën një grua

Foto ilustruese

Një grua ka humbur jetën si shkak i një aksidenti në superstradën Lezhë – Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa A.M. 54 vjeçe u përplas nga një makinë në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut” e për pasojë gjeti vdekjen.

“Sot, rreth orës 07:15, në superstradën Lezhë – Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, sqaron policia.