Klipi me skena provokuese i Era Istrefit me reperin rus (VIDEO)

Këngëtarja shumë e suksesshme shqiptare, Era Istrefi, ka sjell bashkëpunimin e saj më të ri me reperin rus, Eldzhey. Kënga deri më tani ka qenë e publikuar vetëm në versionin audio, dhe për kaq pak kohë ka arritur që të kapë majat e suksesit në Rusi dhe jo vetëm.  Së fundmi, dyshja kanë publikuar edhe klipin e këngës “Sayonara”, në kanalin YouTube.

Ashtu edhe siç pritej, Era edhe këtë herë befason me energjinë e saj dhe sa provokuese në video. Marrë parasysh përmbajtjes dhe performancës, Era dhe Eldzhey kanë bërë me dije që klipi i tyre i ri nuk preferohet për personat nën moshën 18-vjeçare, të paktën sipas cenusrës në Rusi.

Medet Shayakhmetov është producenti i këtij klipi, i cili e sjell këngëtaren kosovare më në top formë se asnjëherë tjetër. Kujtojmë që pas suksesit me “Bonbon” dhe paraqitjes në Kampionatin Botëror, Istrefit iu hapën dyert drejt tregut ndërkombëtar.