Detaje nga dasma e Afronës dhe Bleros

Në 21 shtator çifti i njohur Afrona Dika dhe Blero Muharremi pritet të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Deri më tani dihet data e dasmës, vendi në të cilin do të organizohet dhe së fundmi janë zbuluar edhe ftesat. Çifti i njohur kanë filluar të shpërndajnë ftesat e dasmës tek miqtë e të afërmit e tyre dhe duken mjaft të veçanta. Disa prej atyre që i kanë marrë nuk kanë nguruar t’i publikojnë në rrjete sociale, duke zbuluar detaje nga dizajni. Siç kuptohet nga postimet e bëra ftesa e dasmës ndodhet në një shishe, e cila futet më pas brenda një kartoni të bardhë.