Ronaldo dëmtohet dhe mungon në sfidën miqësore në Villar Perosa

Juventus do të luajë sot një miqësore brenda familjes me ekipin e U23. Kampionët e Italisë kanë mbërritur në Villar Perosa, në fshatin ku mblidhen çdo vit.

 

Në prag të ndeshjes, klubi torinez ka njoftuar se në këtë ndeshje nuk do të zbresë në fushë ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo. Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale njoftohet dhe gjendja e portugezit: “Ronaldo do të jetë i pranishëm sot në Villar Perosa, por nuk do të marrë pjesë në ndeshjen stërvitore për shkak të një shqetësimi në këmbën e majtë. Në ditët në vijim ai do të kryejë stërvitje të diferencuar”.

Juventus kërkon ta ketë të gatshëm në fushë për ndeshjen e parë të kampionatit që do të luajnë më 24 gusht ndaj Parmës. /Koha Jone/