Protestë në Skrapar kundër HEC-it

Banorët e fshatit Backë në Skrapar janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të një hec-i. Ndonëse janë ankuar te firma përgjegjëse, bashkia dhe prefektuara, këta banorë nuk kanë gjetur zgjidhje për shqetësimin e tyre dhe që lidhet me rrezikun e mbetjes pa ujë. 130 familje të fshatit thonë se projekti i lë pa ujë dhe se projekti është devijuar nga plani fillestar. “Është devijuar projekti dhe marrëveshja që kemi firmosur. Projekti i ri lë pa pikë ujë fshatin. Projekti i ri bllokon tërësisht burimin “Kroi Mbret”, nga i cili fshati mer ujë për të pirë, për nevojat vetjake dhe për bagëtitë në stane”, thonë banorët.