Presidenti Meta mesazh nga Prevalla: Nëse do të jepej një çmim ndërkombëtar…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon të shijojë freskinë e malit në zonën turistike të Prevallës, në këto ditë të nxehta gushti.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti Meta flet për një mik të ri që ka njohur në Prevallë dhe që merret me blegtori.

Sipas Kreut të Shtetit, nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, padyshim që në vend të parë do të ishte pikërisht Bajrami, i cili më parë kishte punuar si mësues, por që i është rikthyer traditës shekullore të familjes si blegtor.

Në vijim postimi i plotë i Presidentit

Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë. Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore. I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm.