Në 8 muaj, tetë këngë, Capital T: Ka akoma

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, këtë vit ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja. Për këta muaj të vitit 2019, ai ka sjell plot tetë këngë, të cilat u pritën nga publiku dhe në YouTube mblodhën miliona klikime. Megjithatë, ai është duke punuar fuqishëm dhe në vazhdim pritet të vijë me projekte të reja.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram, ai tregon këngët që ka lansuar. “Sytë e tu”, “Mercy”, “200 ditë”, “Hookah”, “Drama”, “Kujtime”, “Filma” dhe “Fustani”, janë projektet që ka publikuar përgjatë këtyre muajve, teksa në postimin tjetër thotë se do të publikojë edhe shumë të tjera.

I njëjti me datën 19 shtator do të mbajë edhe një koncert madhështor në Tiranë, i cili tashmë ka filluar përgatitjet.