Mandzukic mendon rikthimin te Bayern Munich

Nga një kroat te tjetri. Pas zyrtarizimit të Ivan Perisic në formë huazimi, Bayerni është gati që të mirëpresë edhe Mario Mandzukic. Sulmuesi i Juventusit nuk është në planet e Sarrit, ndaj dhe po mendon një rikthim të mundshëm në Mynih.

 

Mandzukic ka qenë pjesë e Bayernit nga 2012 deri në 2014, duke rezultuar dhe një nga protagonistët e tripletës magjike në sezonin 2012/13, të drejtuar nga Jupp Heynckes.

Kroati ka qenë një titullarit, ndërkohë që pas afrimit të Lewandowskit, përfundoi në stol. Fleksibiliteti i demonstruar me kalimin e viteve te Juventus, mund të shtyjë Niko Kovac që ta përdorë në skemat e tij si zëvendësues i polakut apo si sulmues krahu, në rastet kur do të jetë e nevojshme. /R.Lika-Koha Jone/