LIVE/ Pjesa e parë dhuron dy gola, Chelsea afër trofeut (VIDEO)

Po luhet në “BJK Vodafone Arena” të Istambul Superkupa e Europës mes Liverpoolit dhe Chelsea, takim që po udhëhiqet nga “Blutë e Londrës” me shifrat, 1-0.

Dy skuadra britanike, të cilat e mbyllën sezonin e shkuar me titujt europian, përkatësisht UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të “luftojnë” deri në pikën e fundit të djersës për të bërë të vetin trofeun më të rëndësishëm për klube në kontinent. Kjo është hera e katërt që dy skuadrat duelojnë për këtë trofe, me Liverpool që e ka fituar në të tre rastet, teksa Chelsea vetëm në një rast.

Për herë të parë, një ndeshje e një rëndësie kaq të madhe për meshkuj gjykohet nga një femër, francezja, Stephanie Frappart.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 

Mbyllet pjesa e parë. Udhëheq Chelsea, 1-0:

Është mbyllur me avantazhin minimal, 1-0 pjesë e parë e finales së Superkupës së Europës mes Liverpool dhe Chelsea. Edhe pse realizuan dy herë, pasi goli i Pulisic u anulua, “Blutë e Londrës” udhëheqin minimalisht nga djemve të Jurgen Klopp, të cilët nuk po gjejnë hapësira në mbrojtjen londineze. 

Ishte Pedro që fillimisht mori masat e katërkëndëshit të Adrian, me spanjollin që goditi traversën. Ndërkohë, në minutën e 36-të Pulisic dha një asist fantastik për Giroud, me francezin që nuk fali, duke shënuar për 1-0. Pak minuta më vonë, ishte amerikani që realizoi, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje.

45′ Akordohet 1 minut shtesë

41′ Sërish protagonist Pulisic. Amerikani lëviz mirë në zonë dhe shmang mbrojtjen për të shënuar golin e dytë. Gjithsesi, aksioni anulohet për shkak se anësori u kap pozicion jashtë loje.

38′ Aksion mjaft i bukur i Pulisic, i gjeni gjen hapësira për të shërbyer për Giroud, që përballë Adrien nuk fal, duke kaluar në avantazh Chelsea.

30′ Sërish këndore për Liverpool, Mane harrohet në zonë dhe godet me kokë. Ndalet pa probleme nga Kepa.

28′ Goditje nga këndi për Liverpool. Kepa del në mënyrë të gabuar, por Van Dijk nuk përfiton, duke e dërguar sferën sipër traut

21′ Aksion i bukur i Chelsea. Pedro bën gjithçka mirë në hyrje të zonës. Gjen hapësira dhe afrohet me portën. Godet, por sfera ndalet nga traversa.

10′ Liverpool qarkullon bukur topin në sulm, por goditja e parë vjen nga Chelsea. Pedro tenton portën, por sfera përfundon jashtë.

1′ Frappart sinjalizon nisjen e takimit, Liverpool lëviz topin e parë nga qendra.

Për ta ndjekur LIVE mund të klikoni te ky LINK

Interesant është fakti se dy skuadrat do të zbresin në fushë me një taktikë 4-3-3, teksa Oxlade-Chamberlain është rikthyer me ekipin, duke marrë edhe fanellën e titullarit në dëm të Firmino. Ndërkohë, Xherdan Shaqiri do e nis nga stoli.

Formacionet zyrtare: