Kostandini kërkon leje nga burgu për t’i dhënë lamtumirën të atit

Pas lajmit tragjik të vdekjes së të atit, Kostandin Xhuvani ka kërkuar leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Regjisori i njohur, Gjergj Xhuvani është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë për të cilën po kurohej në një nga spitalet e Romës. I biri, prej 5 vitesh vuan dënimin pasi në nëntor të 2014-ës u shpall fajtor për vrasjen e 4-personave. I dënuar me 35-vite burg, sot Kostandin Xhuvani i kërkon leje drejtësisë për të përcjellë të atin në banesën e fundit.