Dopietë e Dybala-s dhe një magji e Cuadrados në miqësoren e familjes së Juves (VIDEO)

Festa e përvitshme e Juventusit, është mbyllur më shpejt se ishte parashikuar. Miqësorja e familjes në “Villar Perosa” mes Juventus A dhe Juventus B, ka zgjatur vetëm 52 minuta.

 

Ndeshja u fituar nga skuadra e parë e bardhezinjve në shifrat 3-1. Paulo Dybala ishte futbollisti që spikati më shumë duke shënuar dy gola, të parin me penallti në minutën e 14-të, ndërkohë që të dytin me të djathtën në fundin e pjesës së parë. Demiral shënoi në portën e tij golin e barazimit momental, ndërkohë që në minutën e 50-të, Cuadrado realizoi një gol me takë.

Në këtë ndeshje munguan Cristiano Ronaldo dhe De Ligt, te dy jo në kondicionin më të mirë fizik. Të pranishëm në këtë ndeshje ishin dhe drejtuesit e ekipit bardhezi, Agnelli, Paratici, Nedved dhe John Elkan. /Koha Jone/