Discovery Channel zgjedh Shqipërinë për programin e ri

“Shqipëria, aventura e fundit e pazbuluar e Europës”, kjo është logoja që do të duket për 11 ditë në rrugët e paprekura të vendit tonë, nga jugu në veri.

Ky automjet, që grupi i “Goblin Works Garage” kanë udhëtuar në Shqipëri, që më datë 5 gusht, dhe do të vijojë deri më 16 gusht.

“Asnjë prej nesh nuk ka ardhur më parë këtu. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore pse vendosëm të vinim, në një nga vendet e paeksploruara të mbetura në Europë. Mbi të gjitha edhe sepse është një emision makinash dhe mundësitë për të gjetur Mercedes-a të vjetër klasik me pak para ishin të shumta, krahasuar me vendet e tjera të Europës apo në Britani”, shprehet producenti.

Mercedezi tip “240” ka frymëzuar 3 prezantuesit britanik, Jimmy-n, Anthonyn dhe Helen, për t’u ndalur, sic thonë ata në një vend të vogël, por shumë ndryshe nga ckanë parë në botë. Ky model makine me mjeshtërinë e inxhinierëve britanikë do të modifikohet sipas stilit të tyre.

“Kemi ardhur për të bërë pak zhurmë, do të marrim një nga krenaritë tuajasic është mercedezi për ta rikrijuar më së miri atë”, thotë Anthony.

“Keni vërtet rrugë të mira, ka trajektore të vështira dhe për ne që vijmë nga Anglia, shtigjet tuaja janë një eksperiencë shumë emocionuese . Ndryshe nga ckemi parë deri më tani dhe ne duam të përjetojmë dicka ndryshe”, thotë Jimmy.

Si është te jeni e vetmja vajzë në grup?

“Oh, është qejf. Fantastike të bashkëpunosh me këta djem dhe të udhëtosh në vende të tilla në kërkim të makinave dhe shndërrimit të tyre. Shqipëria është një vend I vogël, por ndihem me fat që ndodhem këtu sepse nuk kisha dëgjuar më parë për të dhe tani vërtet dua ta ndaj këtë eksperiencë me të gjithë miqtë e mi se sa ‘e bukur Shqipëria është’ dhe absolutisht do të kthehem sërish”, thotë Helen.

Veç bisedës me ta, nuk arritëm të shihnim transformimin që mercedezi kishte pësuar nga duart e britanikëve, por mësuam se me të kishin krijuar një fuoristradë.

“Ju duhet të prisni për ta parë çka ndodhur me Mercedezin sa të transmetohet në Discovery Channel në muajin tetor në të gjithë botën”, thotë producenti.