Bujqësia shqiptare e nënfinancuar, realizohen vetëm 8 % e fondeve të programuara në 4-mujorin e parë

Bujqësia shqiptare është më e nënfincuara nga sektorët e tjerë prej fondeve publike edhe pse kontribuon gati në40% tëpunësimit dhe rreth 19% të PBB-së. Por edhe ato fonde që buxheti i shtetit akordon nuk arrihen tëpërdoren dhe pikërisht për këtë fakt, ndodh që më sëshumti Ministrisë së Bujqësisë ti shkurtohen në mes tëvitit.

Ministria e Financave vërejti se gjatë 4-mujorit tëparë, Ministria e Bujqësisë kishte shpenzuar vetëm 8% në krahasim me planin 4-mujor. Konkretisht, sipas programeve përqindja e realizimit paraqitet: Programi “Planifikim menaxhim administrimi” në masën 22.2%, programi “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit” në masën 14.9%, programi “Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” në masën 9.1%, programi “Zhvillimi Rural”, në masën 2.6%, programi “Këshillimi dhe Informacioni Bujqësor” në masën 23%, programi “Menaxhimi qëndrueshëm i tokës bujqësore” në masën 2.6%, dhe programi “Mbështetje për Peshkimin” në masën 7.6%.

Për sa u përket shpenzimeve kapitale, përqindja e realizimit është përgjithësisht jo e mirë dhe vihet re realizimi mpërqindje të ulët. Për programet “Zhvillimi rural duke mbështetur Prodhimin Bujqësor Blegtoria, Agroindustria dhe Tregjet” dhe “Planifikim menaxhim administrimi”, nuk ka fare realizim. Nuk identifikohetarsyeja e mbetjes në pritje të pagesës për pajisje zyre dhe kompjuterike. Ndërsa lidhur me rikonstruksionin e ambienteve të MBZHR është në proces prokurimi.

Totali i shpenzimeve korente për 4-mujorin e vitit 2019, në krahasim me planin është realizuar në masën 19%, kjo përqindje tregon për një nivel të ulët realizimi.

Në programin “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”, vërehet se nuk ka konsistencë midis shifrave të vendosura në tabelën e anekseve me ato të vendosuara në analizën narative. P.sh. “Mbrojtja e shëndetit të kafshëve të imëta nëpërmjet vaksinimit kundër sëmundjes së Brucelozës për vitin 2019 dhe në vijim, bazuar në programin e kontrollit të Brucelozës në të Imëta do të kryhet vaksinimi vetëm i kafshëve të remontit.

Gjithashtu, në analizën e këtij programi mungon ecuria faktike lidhur me 4-mujorin, (sa nga këto produkte të planifikuara për vitin 2019 janë realizuar për 4-mujorin e parë) duke mos specifikuar në këtë mënyrë ecurinë e deritanishme por flitet vetëm për angazhimet e planifikuara për vitin 2019. /Monitor