Bartomeu nuk takon Al-Khelaifi-n, Reali bën një tjetër ofertë për Neymarin

Josep Bartomeu, presidenti i klubit të Barcelonës ka vendosur që të mos udhëtojë për në Liverpool, aty ku mund të takonte presidentin e PSG, Al-Khelaifi, në Asamblenë e parashikuar nga ECA.

 

Një takim që në letër, mund të influenconte shumë në të ardhmen e Neymar, që është edhe objektivi kryesor i ditëve të fundit të merkato së Barcelonës. Numri një i katalanasve do të udhëtojë me skuadrën në Bilbao, atje ku do të luajë edhe ndeshjen e parë të kampionatit të premten.

Te Barcelona shfaqin optimizëm, pasi janë të vetëdijshëm se Al-Khelaifi synon ta zgjidhë sa më shpejt çështjen që po krijon efekt negativ në gjithë ambientin parizien. Reali ndërkohë duke parë që është parakaluar në garë nga rivalët e përjetshëm, nuk dëshiron të dorëzohet dhe po mendon të luajë kartën Vinicius Jr, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 70 milionë euro.

Florentino Perez synon tani gjithçka për gjithçka, pasi emrat e propozuar, Bale, Modric dhe Isco nuk kanë gjetur miratimin e PSG, ndërsa braziliani i spostuar nga Hazard në krahun e djathtë, mund të miklojë bashkëtadhetarin e tij Leonardo.