Video/ Makina përplas motorin pranë QSUT, 1 i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Ngjarja është shënuar pranë QSUT, ndërsa raportohet për një person të plagosur.

“BalkanWeb” sjell pamjet e aksidentit, teksa shihen një numër i madh njerëzish të mbledhur pranë personi të plagosur, ndërsa disa prej tyre i japin dhe ndihmën e parë deri sa mbërrin ambulanca.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor në rrugë, ndërsa pritet që policia të zbardhë shkaqet e aksidentit.