“Valdrin Pjetri”, Vasili reagon sërish: Edi Rama i dy “I”-ve – I inkriminuar dhe Idiot politik

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili sërish lidhur me zhvillimet më të fundit që kanë të bëjnë me skandalin e denoncuar nga Partia Demokratike të lidhjes së kryebashkiakut të ri të Shkodrës me krimin, denoncime që detyruan edhe kryeministrin Edi Rama të heqë dorë nga mbrojtja politike e kandidatit të tij për Bashkinë e Shkodrës.

Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Vasili thekson se kemi të bëjmë me Edi Ramën e dy “I”-ve: I inkriminuar dhe Idiot politik.

Reagimi i Vasilit

Edi Rama i dy “i”-ve, i inkriminuar dhe idiot politik!!

Po mor po, është vetëm e vetëm dhe askush tjetër përvecv Edi Ramës përgjegjës për këtë Valdrin Pjetrin.

Po të kish cipë dhe turp jepte dorëheqjen Edi Rama.

Po a ka cipë dhe turp Edi Rama? Jo se jo!

Kur Edi Rama me deficencën idiote të tij i çau dërrasat gjithë Shqipërisë me elegji për Valdrin Pjetrin, që do nxirrte Shkodrën nga drita në errësirë dhe shante opozitën a ishte po i njëjti?

Çfarë i paturpi dhe deficenti, se shkollëpak dihet që është!

Edi Rama është edhe i inkriminuar edhe idiot politik, kur thotë që ai vetë të rrijë dhe ky Valdrin Pjetri të iki.

Për të dyja duhet të largohet Edi Rama, por edhe qoftë edhe për njërën nga të dyja del dhe tepron.