U largua pas sherrit me Shakohoxhën, kush do ta zëvendësojë Ilda Bejlerin në Supersport

Pas 11 vitesh, prezantuesja Ilda Bejleri nuk do të jetë më pjesë e Digitalb, që pas sherrit me komentatorin Dritan Shakohoxha.

Mirëpo, që kur lajmi u bë publik, duket se drejtuesit kanë nisur menjëherë kërkimet për një tjetër emër të ri dhe zëvendësimin e Bejlerit për drejtimin e emisionit ‘Zona gol’.

Sipas Bordo.al”, ajo nuk do të zëvendësohet nga një vajzë, siç mund të mendohet fillimisht, por nga një ish-futbollist.

Bëhet fjalë për gazetarin Glendi Tafaj, një figurë e njohur në botën sportive.