TF1: Shqipëria destinacioni turistik në modë, duhet t’i rezistojë betonizimit

Shqipëria për francezët është magjepsëse. Një nga televizionet më të shikuara franceze, TF1, i ka kushtuar një reportazh turizmit në Shqipëri. ”Ujëra të kristalta dhe plazhe të virgjëra rrëzë maleve. Nuk jemi në Korsikë, por në Shqipëri, një parajsë e panjohur, në veri të Greqisë. Ecim buzë Adriatikut për të shkuar drejt Qeparoit. Pikërisht këtu familja De Vorge vendosi të kalonte pushimet. Ai laget nga plazhe ende të kursyera nga turizmi masiv. Ishte pikërisht kjo që i shtyu të vinin në Shqipëri. Është pikërisht pjesa e plazheve të paprekura, autentike, plazhe të mëdha me guralecë dhe më në fund, me pak njerëz, që na pëlqen veçanërisht. Nëse familja ka zgjedhur Shqipërinë është gjithashtu edhe për shkak të çmimeve të ulëta”.

Numri i francezëve që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet është gjithmonë e më i madh. 50,000 vetëm këtë vit. Në reportazh flitet për Beratin, pasi është klasifikuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

”Ndër qytetet e Shqipërisë, Berati është bërë një etapë e pashmangshme për francezët. Pikërisht në këtë qytet të klasifikuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s ky çift nga Lioni ka vendosur të kalojë mbrëmjen. Bashkë më guidën ata njihen me qytetin e vjetër. Unë jam joshur nga ky peizazh dhe nga arkitektura. Çdo mur, çdo ndërtese flet për një histori popujsh të ndryshëm. Në hotelin e tyre ata takojnë këtë çift nga Bretanja, kanë rastin të pijnë lëng thane, një frut vendas, i shërbyer në gjuhën e Molierit. Stafit i është dashur të mësojë bazat, sepse këtu, më tepër se një në katër turistë është francez. Ky vit është mbresëlënës. Kemi pritur më tepër se 500 turistë kundrejt vetëm 100 vitin e kaluar. Beranger Thibeault ishte francezi i parë qe krijoi agjencinë e tij të udhëtimit në Shqipëri”.

Në fund thuhet se Shqipëria mund të bëhet së shpejti Kroacia e re. Në mes të zhvillimit, vendi duhet t’i rezistojë betonizimit, për të mos iu errësuar qielli.