Të rinjtë e “Youth in action” ndalen në Elbasan

Të rinjtë e bashkive Elbasan, Belsh dhe Roskovec po zhvillojnë një tur lëvizës me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e aktivizimit rinor në proceset vendimmarrëse.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja në ditën ndërkombëtare të rinisë priti të rinjtë e qyteteve të tjera. Sipas tij, fokusi tek të rinjtë është investimi më i mirë për Elbasanin e gjeneratës tjetër.

“Në ditën ndërkombëtare të rinisë, bashkinë Elbasan e vizituan miq të “Youth in Action”. Mbështetur nga BE, Bordet Rinore e Bashkive Belsh, Roskovec dhe Elbasan po zhvillojnë një tur lëvizës me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e aktivizmit rinor në proceset vendimmarrëse. Fokusi tek të rinjtë është investimi më i mirë për Elbasanin e gjeneratës tjetër”, -thotë Llatja.