Taksa gjermane e solidaritetit

Taksa e solidaritetit në Gjermani, që mbledh para nga taksapaguesit për të forcuar ekonominë në lindje, do të abrogohet. Ministri i financave Olaf Scholz, e dërgoi propozimin në qeveri për miratim javën e shkuar dhe nëse pranohet do të shndërrohet në ligj në 2021-shin. Taksa shtesë, që njihet si taksa e solidaritetit është në masën 5.5 përqind taksim mbi të ardhurat dhe taksë korporatash.

Ligji do të bënte që 90 përqind e taksapaguesve të përjashtoheshin nga taksa e solidaritetit dhe do të reduktonte shumën për 6-7 përqindëshin tjetër të popullatës. Ligji, i propozuar nga ministri i financave nga CDU e Angela Merkelit, është përkrahur edhe nga partneri në koalicion, SPD.

Për shumëkënd ka ardhur koha që të reduktohet pesha mbi të ardhurat e vogla dhe ato mesatare duke abroguar taksën e solidaritetit. Kjo e fundit hyri në fuqi në 1991-shin, për të ndihmuar rindërtimin e lindjes, pas ribashkimit të Gjermanisë, pas rënies së murit të Berlinit. Taksa duhet të ishte në fuqi vetëm për një periudhë të caktuar por u bë e përhershme në 19950n.