“Rrugët” nuk janë hiç “të ndara”, krimi është Edi Rama!

Nga Gent Strazimiri*
Pas 19 kriminelëve në parlament, 15 kryebashkiakëve e dhjetra administratorëve, Valdrin Pjetri është fotoja më e re në “albumin e familjes” që mban autorësinë e Edi Ramës!
Problemi i kriminelëve në politikë, zë fill në 2009 ditën e parë kur Edi Rama dorëzoi listën e parë kriminale në KQZ me firmën e tij!
Ajo listë kishte vetëm 1 individ me precedentë penalë, Armando Prengën.
Lista e dytë është ajo e vitit 2011, me 38 kryetarë komunash kriminelë, dhe disa dhjetra antarë Këshillash Bashkiakë!!!
Çdo individ i përjashtuar nga ligji i dekriminalizimit është pjesë e “Rilindje” apo “Drejtimi i duhur”, dhe mban firmën propozuese apo emëruese të Edi Ramës!
“Valdrin Pjetrin” me të cilin sot i paska “rrugët e ndara”, në Kavajë e quante “krimineli im i vogël” për karshillëk ndaj së vërtetës botërisht të njohur!
Denoncimin e “Valdrin Pjetrit” në Parlament e quante “dhunë verbale” dhe e ndëshkonte me grushta nëpër korridore…
Burgun e “Valdrin Pjetrit” e quante “lapsus adoleshence”!
Për “Valdrin Pjetrin” , mjerot harxhuan tonelata letër e bojë duke e përshkruar si “Zhan Valzhanin” e Shqipërisë,
Sot deri pak orë para publikimit të fakteve, Valdrin Pjetri ishte modeli i shtetarit të ndershëm, “i dënuar të drejtojë Shkodrën” …
Me “Valdrin Pjetrin” po “reformon” drejtësinë!
Me “Valdrin Pjetrin” po grabit ekonominë!
Me “Valdrin Pjetrin” po thyen bravat e Bashkive!
TURP për cilindo që ende investohet kundër 85% të shqiptarëve e në krah të “Valdrin Pjetrit”!

*Gent Strazimiri, ish-deputet i PD-së