Kryeministri e lëshoi Valdrinin, por a mban përgjegjsi sepse të gjithë po dalin të dënuar?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet për arrestimin dhe dënimin e Valdrin Pjetrit për drogë në Itali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se e ka përjashtuar Pjetrin nga PS-ja, duke thënë se deri sa e vërteta të dalë në shesh, rrugët janë të ndara.

Por çfarë është ky justifikim i kryeministrit? Po si ka mundësi që kudo e kurdo fut dorë PS-ja në afrimin e emrave për deputet, kryetar bashkish, zyrtarë të lartë, etj dalin të dënuar?!

A mban përgjegjsi politike dhe ligjore apo ia faturojnë personalisht atij që opozita e nxjerr të dënuar?

Në vijim reagimi i plotë i Ramës: 

Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual! I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS.