Policia e Durrësit: 1021 masa administrative

Policia Rrugore e Durrësit, ka shtuar angazhimin për përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik veror dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë kësaj jave janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimit, këshillimit dhe ndëshkimit të personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.

”Gjatë fundjavës Specialistët e Qarkullimit Rrugor, kanë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, 5 prej të cilëve drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 4 shtetas drejtonin automjetin të pa pajisur me leje drejtimi. Po ashtu, janë marrë gjithsej 1021 masa administrative nga të cilat: Janë pezulluar 15 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike. Janë marrë 56 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë marrë 43 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit. Janë marrë 356 masa administrative për parakalim të gabuar. Janë marrë 341 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit”.

Gjithashtu Policia Rrugore, shton se: ”Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor”.