Panik në plazhin e Borshit, skafi merr flakë në mes të detit

Një skaf është përfshirë nga flakët pak çaste më parë në ujërat e Borshit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Skafi ka shpërthyer në flakë rreth orës 11.30 minuta, ndërsa zona ka qenë mjaft e frekuentuar me pushues. Siç dëgjohet edhe nga video e publikuar, policia po shkon drejt vendit të ngjarjes. Nuk dihen rrethanat e djegies së skafit, ndërsa në vijim pritet që policia të japë më shumë detaje.