Mbreti Zog dhe mbretëresha në inagurimin e stacionit radiofonik

”Excelsior” botoi të shtunën e 3 dhjetorit 1938, në faqen nr 8, fotografinë e mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë, pas largimit të tyre nga ceremonia e inagurimit të një stacioni radiofonik në Tiranë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar. ”Zogu dhe mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë inaguruan, në Tiranë me rastin e 26 vjetorit të pavarësisë shqiptare, një stacion radiofonik para të cilit mbretëresha e re mbajti një fjalim. Ja çifti mbretëror duke u larguar nga stacioni pas ceremonisë”.

Burimi: Dars (Klos)