Lëshimi i Pjetrit, PD i kthehet Ramës: Lojës me larje duarsh i erdhi fundi

Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama komentoi publikisht për akuzat e selisë blu të bëra për Valdrin Pjetrin.

Reagimi i Bardhit

Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.