Keni marrë patentë në 2017 e më pas? Lajm i mirë për shqiptarët në Itali

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në Itali, të cilët kanë marrë patentën në vendon tonë nga janari i vitit 2017.

Në kuadër të marrëveshjes së fundit mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, të gjithë këta shqiptarë që mbajnë leje drejtimi të modelit të ri, do iu njihet për konvertim nga Italia, duke filluar nga 8 shtatori 2019.

“Për të gjithë bashkëkombasit tanë në Itali, mbajtës të modelit të ri të Leje Drejtimit (i lëshuar nga 24.01.2017), ju bëjmë me dije se ky model Leje Drejtimi do të njihet per konvertim nga shteti italian duke filluar nga 8 Shtatori 2019, falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.