Katy Perry akuzohet për ngacmim seksual

Këto kohë nuk kanë qenë shumë të lumtura për këngëtaren Katy Perry pasi është akuzuar për plagjaturë.

Por duket se akuzat në adresë të saj nuk kanë përfunduar. Këtë herë ajo akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një mashkull, e pikërisht një nga modelët që ka qenë pjesë në një nga videoklipet e saj.

Modeli Josh, 38 vjeçar ka punuar në Perryn në klipin “Teenage Dream” në vitin 2010, ndërkohë që të dielën akuzoi këngëtaren në Instagram se e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas tij, Perry i ka ulur pantallonat duke treguar organin e tij gjenital në mesin e një grupi miqsh në një festë ditëlindjeje.

Incidenti ndodhi shumë kohë pasi ata filmuan videoklipin në shtëpinë e stilistit Johnny Wujek, pasi Katy ishte ndarë nga bashkëshorti Russell Brand, në 2012-n.

“Po e them këtë tani sepse kultura jonë po provon se meshkujt e fuqishëm janë perversë. Por femrat e fuqishme janë po aq të shpifura Mu desh shumë kohë të pranoj që dikush më dhunoi në këtë mënyrë dhe nuk e lajmërova policinë në atë moment”,-theksoi ai.

Modeli gjithashtu pranoi se në fillim kur e njohu këngëtaren, ajo ishte shumë e sjellshme dhe e këndshme.