Gjyqtarja e finales së Superkupës: Unë si burrat, nuk kam frikë të bëj gabime

“Ne kemi treguar që teknikisht dhe fizikisht jemi si burrat. Nuk kemi frikë se do të bëjmë gabime, jemi gati”. Këto janë fjalët e Stephanie Frappart, gjyqtarja e parë femër që drejton një finale për meshkuj në kompeticionet e Uefa-s, atë mes Liverpool-Chelsea për Superkupën Europiane.

 

“Jeta ime ka ndryshuar dhe tani jam më njohur në botë. Tashmë kam debutuar edhe në Ligue 1, ndaj dhe di si t’i menaxhoj emocionet dhe jam e stërvitur”, ka thënë gjyqtarja.

“vendimi për t’i besuar një gjyqtareje femër, është inteligjent dhe i vlerësueshëm. Në Gjermani kam takuar shumë gjyqtare femra. Jam i sigurt që të gjithë do të përpiqemi që ta ndihmojmë Stephanie Frappart që të bëjë punën e saj, që e ka shumë pasion”, ka thënë Klopp.

“Jam i nderuar që jam pjesë e këtij momenti historik, edhe për këtë arsye është një ndeshje e shumëpritur”, ka thënë ndërkohë trajneri i Bluve të Londrës, Frank Lampard. /R.Lika-Koha Jone/