Drejtuesit e Barcelonës zbarkojnë në Paris, nisin negociatat për Neymarin (VIDEO)

Transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit rrezikon që të thyhet shumë shpejt, nga i njëjti futbollist, por me sens të kundërt. Po flasim për brazilianin Neymar, i cili ka kërkuar me ngulm rikthimin te skuadra e Barcelonës, teksa kontaktet zyrtare kanë nisur që nga dje. Ditën e sotme në Paris kanë zbarkuar disa drejtues të klubit katalansit, të udhëhequr nga Abidal kanë pasur një takim me Leonardon për të definuar super operacionin.

 

Drejtuesi katalans nuk kërkojnë të humbasin kohë, pasi në garë është edhe Real Madrid. Teknikisht, Barcelona nuk ka nevojë për një blerje tjetër që arrin në 250 milionë euro pasi ka në ekip Messi, Griezmann apo Suarez, por as nuk duan që rivalët e tyre të përforcohen.

PSG ka pranuar që të takojë drejtuesit, por sipas asaj që shkruan gazeta “Marca”, por nga Katari nuk ka aspak lajme të mira, pasi për të nisur tratativa Barcelona duhet të vendosë në tavolinë 250 milionë euro. Asnjë ulje, pasi për futbollistin brazilian, PSG pagoi në vitin 2017 plotë 222 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/