“Boll më”/ Spahia – Ramës: Vendi yt dhe i kriminelëve që mbron, është pas hekurave

Pas Zërit të Amerikës, e cila konfirmoi origjinalitetin e dokumentave të publikuara sot nga Partia Demokratike, sipas të cilave Valdrin Pjetri rezulton me precedentë penalë në Itali, vjen reagimi i Bardh Spahisë.

Përmes një postimi në Facebook, ish deputeti i Shkodrës shprehet ndër të tjera se, nuk ka më asnjë dyshim mbi lidhjet e ngushta të kryeministrit Edi Rama me krimin.

Sipas tij, vendi i Ramës dhe i kriminelëve që mbron, shpërblen e promovon është pas hekurave.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

Zeri i Amerikes sapo konfirmoj autenticitetin e dokumentave ku vertetohet ndalimi i Valdrin Pjetrit ne itali me akuzen per trafik droge.

Edvin se cfare ben ti me vellane tend apo me cdo kriminel e horr ne jeten tende, pervecse shqetesim per shqipetaret eshte edhe objekt i drejtesise.

Asnje hije dyshimi nuk hedh me kush mbi ty se cdo shqipetar i ndershem e di sa i zhytur dhe i kapur ne krim je.

Shqiptaret s’kane pse durojne me ty e llumin qe te rrethon, boll me! Vendi yt dhe i krimineleve qe mbron, shperblen e promovon eshte pas hekurave!