Boçi: 42% e forcës aktive për punë me arsim 8-9 vjeçar, paratë për të rinjtë grabiten me PPP

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, përmes një postimi në facebook, thotë se 42% e forcës aktive për punë në vend, është me arsim 8-9 vjeçar. Fajin për këtë ja vë politikave arsimore, ku shton se:

”Kjo dëshmon braktisjen e madhe në arsim, ku shkaku kryesor mbetet pamundësia ekonomike e familjeve shqiptare dhe emigracioni galopant. 135 mijë ka shkuar numri i braktisjes nga fëmijët dhe të rinjtë i cikleve arsimore në këto vite”.

Ng ana tjetër, ish-deputeti akuzon se paratë që qeveria duhet ti investojë për arsimin e të rinjëve, ato thotë ai, vidhen dhe grabiten me PPP.  ”Në Shqipëri paratë e dedikuar fëmijëve dhe të rinjve grabiten, vidhen me PPP, konçesione e 100 marifete. Me Ramën, fëmijët tanë, të rinjtë dhe arsimi i tyre nuk kanë të ardhme. Hajduti psiqik i votave është hajduti i së ardhmes. Largimi i tij domosdoshmëri jetike për vend”.

Postimi i plotë

42% e forcës aktive për punë në Shqipëri rezulton me arsim 8-9 vjeçar. Vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë. Tjetër skandal dhe turp ky! Kjo renditje ndjek atë për IQ ku Shqipëria renditej e parafundit. Dështim total i politikave arsimore. Kjo dëshmon braktisjen e madhe në arsim, ku shkaku kryesor mbetet pamundësia ekonomike e familjeve shqiptare dhe emigracioni galopant. 135 mijë ka shkuar numri i braktisjes nga fëmijët dhe të rinjtë i cikleve arsimore në këto vite.

Renditja hedh poshtë alarmin e rremë për diplomime të pakufishme për të rinjtë, për shkak të numrit të madh të universiteteve. Ajo godet politikat e zbatuara nga Rama&company për të penguar të rinjtë shqiptarë të vazhdojnë arsimin e lartë dhe mungesën e stimulimit për të ndjekur arsimin e mesëm.

Të dy klasifikimet rikthejnë shqetësimin për financimin e arsimit. Arsimi në Shqipëri mbetet sektori më pak i mbështetur dhe më pak i financuar. Vetëm 56 $ për frymë. Ndërsa në vendet e përparuara kjo shifër shkon nga 1000 deri në 3500 $ për frymë. Në Shqipëri paratë e dedikuar fëmijëve dhe të rinjve grabiten, vidhen me PPP, konçesione e 100 marifete. Me Ramën, fëmijët tanë, të rinjtë dhe arsimi i tyre nuk kanë të ardhme. Hajduti psiqik i votave është hajduti i së ardhmes. Largimi i tij domosdoshmëri jetike për vendin.