Ambasada amerikane: Ja si do funksionojë Gjykata Kushtetuese. Mund të vendosë dhe kundër kryeministrit

Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar një video informuese, ku tregon se si do të funksionojë Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Në video thuhet se Gjykata, me gjykatës të pavarur dhe apolitikë, do të vendosë edhe kundër Kryeministrit apo kujtdo politikani tjetër.

Në vijim postimi i plotë i Ambasadës:

“🇦🇱️ | Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasdës.