Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, Patozi: “Rilindja” humbet edhe kur kandidon e vetme

Kreu i partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi ka reaguar ashpër kundër kryeministrit Edi Rama dhe kandidatëve që ai zgjedh në votimet kur “rilindja” kandidon e vetme.

Duke referuar rastin e kandidatit Valdrin Pjetri, të cilit paraditen e sotme Partia Demokratike i publikoi dokumentat zyrtare të Italisë, ku ai rezulton i dënuar në vendin fqinj, Patozi thekson se rasti i Shkodrës na shërben për të kuptuar se qeverisja e “Rilindjes” ka degraduar aq shumë, sa ajo mund të rrëzohet e të humbasë edhe aty ku kandidon e vetme.

Por kjo, thotë ai, nuk është një arsye që mund t’i gëzojë ata që kanë frikë nga zgjedhjet, sepse që atyre t’u vijë radha për të fituar, duhet të presin shekuj ose ajo ditë mund të mos vijë kurrë.

Nga ana tjetër, rastin e Valdrin Pjetrit e cilëson si një lajm shumë të mirë për të gjithë ata opozitarë që besojnë dhe luftojnë për ta larguar me votë këtë qeveri të korruptuar, në rastin e parë që u del përpara.

Reagimi i plotë i Astrit Patozit

“Rilindja” humbet edhe kur kandidon e vetme! Rasti i Shkodrës na shërben për të kuptuar se qeverisja e “Rilindjes” ka degraduar aq shumë, sa ajo mund të rrëzohet e të humbasë edhe aty ku kandidon e vetme.

Por kjo nuk është një arsye që mund t’i gëzojë ata që kanë frikë nga zgjedhjet. Sepse që atyre t’u vijë radha për të fituar, duhet të presin shekuj ose ajo ditë mund të mos vijë kurrë.

Ndërkohë, ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata opozitarë që besojnë dhe luftojnë për ta larguar me votë këtë qeveri të korruptuar, në rastin e parë që u del përpara.