Akuza për korrupsion, kontrollohet banesa e ish-zv/kancelarit

Forcat e policisë në Austri kanë ushtruar kontroll në banesën e ish-zv/kancelarit të ekstremit të djathtë, Heinz-Christian Strache në bazë të një hetimi të nisur ndaj tij për korrupsion. Kjo ngjarje mund të konsiderohet si një dhimbje koke për ish-kancelarin Sebastian Kurz, i cili do të kërkojë një mandat të ri në zgjedhjet e ardhshme.

Banesa e Strache u kontrollua si pjesë e një hetimit të nisur për marrje ryshfeti me caktimin e një zyrtari të lartë të partisë së ekstremit të djathtë në një pozicion të lartë në Casinos Austria.

Strache dha dorëheqjen nga posti i zv/kancelarit dhe kreut të FPOe në maj pas shpërthimit të një skandali të njohur me emrin “Ibiza-gate” i cili përfundoi me rrëzimin e Kurz dhe qeverisë së tij të koalicionit.