ZYRTARE/ Ivan Balliu transferohet te skuadra e ligës së dytë në Spanjë

Ivan Balliu rikthhet sërish në Spanjë, aty ky u formua si futbollist. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur për Almerian, në ligën e dytë spanjolle, pasi i dha fund përvojës 4-vjeçare me Metzin në Francë.

 

Nënshkrimi dhe prezantimi i mbrojtësit të djathtë, Balliu është bërë publik nga klubi iberik: “Mirësevjen Ivan Balliu! Balliu luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe vjen nga FC Metz. Ai nënshkroi një kontratë për 2 sezone + 1 tjetër opsional”, njofton klubi spanjoll.

Te Metz 27-vjeçari luajti 104 takime, teksa arriti të realizonte 1 gol. Skuadra e re e Balliut, Almeria u rendit në vendin e 10-të sezonin e kaluar dhe ambiciet e saj janë të kthehet në La Liga.